Drejtuesi politik i fushatës elektorale të Partisë Demokratike ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama duke e quajtur atë sërish ‘kukull të Sorosit’.
Për reagimin në rrjetin social X, Lacivita i është referuar një fotoje të publikuar nga vetë Alex Soros, djali i multimilarderit George Soros.
Alex Soros riktheu një foto me kryeministrin Edi Rama pas komenteve të vazhdueshme se kreu i qeverisë shqiptare ka fshirë çdo foto me të.
Kaq ka mjaftuar që Lacivita të shprehet në një postim si koment për foton: Kukulla dhe mjeshtri i kukullës.
Kjo nuk është hera e parë që drejtuesi i fushatës së PD shprehet ashpër ndaj Ramës. Lacitiva në ditën e prezantimit të tij si ish-kreu i fushatës fituese të Donald Trump, tha se Rama nuk mund të jetë bashkëpunëtor i SHBA për shkak se është shërbëtor i Sorosit. Versus.al







