POLITIKË /

"S'punoj me komunistë", Lacivita mohon të ketë takuar Ramën: Opozita shqiptare është përndjekur politikisht

Shkruar nga Versus
"S'punoj me komunistë", Lacivita mohon të ketë
Kreu i fushatës zgjedhore të PD, Christopher Lacivita

Ish-drejtuesi i fushatës elektorale të Donald Trump në SHBA, Christopher Lacitiva në një intervistë për “Syri Tv”, mohoi që të kishte pasur kontakte me kryeministrin Edi Rama.

Ai e bëri të qartë se nuk bashkëpunon me persona që i konsideron “komunistë”. Ndërsa vuri në dukje sipas tij ngjashmëritë mes fushatës së SHBA dhe kësaj në Shqipëri, duke theksuar se si Trump atje, opozita shqiptare është përndjekur penalisht nga pushteti.

“Ai nuk më ka kontaktuar ndonjëherë. Dhe unë nuk punoj për komunistët. Apo për produkte të komunizmit. Megjithatë ngjashmëritë ndërmjet garës këtu në Shqipëri dhe garës në Shtetet e Bashkuara, janë fakti se opozita politike ndaj partisë në pushtet, në mënyrë të padrejtë, është përndjekur dhe është ndjekur penalisht ose janë ngritur dyshime ndaj saj dhe ne kemi mundësi të përforcojmë t’i rijetëzojmë demokracinë.

Dhe të kemi nga pas edhe një Amerikë të fuqishme, e cila punon me Donald Trump-in. Dhe prandaj njerëzit duhet të zgjedhin këtë si model, si shembull dhe të votojnë për të ardhmen, dhe vota për të ardhmen është vota për Berishën dhe opozitën”, tha LaCivita.

Sa i takon lidhjeve të Ramës me Richard Grenell, Ivanka Trump dhe Jared Kushner, Lacivita tha se këto janë lidhje biznesi në të cilat ai nuk ndërhyn.

“Nuk mund të flas për këtë çështje sepse nuk jam i përfshirë në aspektet e biznesit, se çfarë bëjnë disa anëtarë të familjes… megjithatë e kuptoj se çfarëdolloj biznesi në Shqipëri është në të mirë të popullit shqiptar, çfarëdolloj zhvillimi, tani apo në të ardhmen, patjetër që do të sjellë fitime për njerëzit.

Megjithatë ajo që është me rëndësi është fakti që gjithçka të organizohet me transparencë, në mënyrë të drejtë, të kuptohet se në çfarë forme funksionojnë. Megjithatë është e vështirë mendoj që njerëzit të kenë besim te qeveria e tyre në qoftë se opozita futet në burg dhe i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje…dhe kjo është një prej arsyeve pse ne duhet t’i ndryshojmë gjërat”, shtoi Lacivita i cili tashmë do të drejtojë fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike me qëllim që të arrijë fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Versus.al

Poll