Komisioni i Posaçëm që pritet të votohet nesër në Kuvend në kuadër të rezolutës antikorrupsion, do të ketë 11 anëtarë nga të cilët, 6 të mazhorancës dhe 5 të opozitës.
Versus.al mëson se qeveria mund të tërhiqet nga seanca plenare e nesërme në mënyrë që të presë arritjen e një dakordësie me opozitën.
Edhe nëse nesër arrihet ngritja e komisionit të posaçëm, votimi i emrave të anëtarëve do të bëhet në një seancë tjetër.







