POLITIKË /

“Nuk marrin më shumë se 3 deputetë”, Rama për partitë e reja: S’kanë alternativë, vetëm më shajnë mua

Rama ironizoi partitë e reja politike duke thënë se e vetmja gjë e re e tyre, është mosha e personave që i drejtojnë.

Shkruar nga Versus

“Nuk marrin më shumë se 3 deputetë”, Rama për

Në komunikimin e tij “direkt” me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama pati edhe një reagim lidhur me partitë e reja politike të krijuara të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se PS do të sjellë më shumë risi sesa partitë e reja politike. Ndërsa u shpreh i bindur se partitë e reja nuk do të marrin më shumë se 3 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.

“Do të kemi një skuadër që do jetë më e vjetra në eksperiencë, por më e reja në energji. Duke votuar PS, ata që duan risi dhe diçka të re, do kenë shumë më tepër të rinj dhe të reja sesa duke votuar për disa subjekte që thonë “ne jemi e reja”. Nuk dinë çfarë flasin dhe alternativë kanë vetëm të më shajnë mua me gjithë librin e epiteteve të mundshme. Duke votuar ata që të re kanë vetëm moshën e drejtuesve të tyre, në rastin më të mirë do çoni në parlament, një njeri, dy njerëz, ja po jap tre që të jem shumë bujar. Po çfarë do bëni me tre veta? Ndërkohë që duke votuar PS do çoni në parlament dhjetëra të reja e të rinj”- deklaroi Rama.

Më herët Rama ka pasur përplasje në distancë me drejtuesit e partive të reja si me rastin e kreu të "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qorin të cilin e etiketoi me fyerje pas protestave me pensionistët që organizoi para kryeministrisë.

Ndërsa nga ana tjetër Nisma Thurje e Endri Shabanit dhe 'Lëvizja Shqipëria Bëhet' e Adriatik Lapajt, shpallën koalicion parazgjedhor për 11 majit. Versus.al

Poll