Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i ka kthyer përgjigjie Kuvendit për komisionin e Posaçëm Antikorrupsion të ngritur së fundmi dhe të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.
Duke iu përgjigjur ftesës së bërë nga Xhafaj për të qenë pjesë në komision, Zaçaj shkruan në përgjigjen e dhënë se nuk mund të marrë pjesë për shkak se institucioni që ajo drejton, nuk përfshihet në proceset ligjvënëse.
Gjithashtu më herët gjatë këtij muaji, edhe SPAK e Prokuroria e Përgjithshme refuzuan pjesëmarrjen në komisionin e posaçëm të ngritur duke mos dërguar përfaqësues pavarësisht ftesës së bërë nga kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj.
Komisioni ka vijuar me mbledhjet e deritanishme vetëm me praninë e deputetëve të mazhorancës, pasi opozita e ka bojkotuar që në nisje duke e cilësuar si përpjekje të qeverisë për të kontrolluar institucionet e drejtësisë. Versus.al







