
Sali Berisha ka thirrur në shtëpinë e tij ku po mbahet në masë arresti, kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin sekretarin e përgjithshëm Flamur Nokën si dhe deputetin Agron Gjekmarkaj e drejtuesin politik të Shkodrës Luçiano Boçi.
Mësohet se diskutimet kanë qenë lidhur me aksionin dhe veprimet që pritet të ndërmarrë opozita në vijim pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, arrestimi i të cilit pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme. Versus.al








