POLITIKË /

Raportimi në Kuvend, mbërrin kreu i SPAK, Altin Dumani! Shoqërohet nga 2 prokurorë të tjerë

Dumani do të raportojë pas kryeprokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela.

Shkruar nga Versus

Raportimi në Kuvend, mbërrin kreu i SPAK, Altin Dumani!

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku pritet të raportojë lidhur me veprimtarinë e institucionit të posaçëm përgjatë vitit 2024. 

Siç shihet edhe nga pamjet, Dumani shoqërohet nga dy prokurorët e tjerë të posaçëm, Adnan Xholi dhe Klodian Braho.

Fillimisht në nisje të seancës së sotme është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme. Versus.al

Poll