POLITIKË /

Sa i ka kushtuar PD-së 'arkitekti' i fushatës së Trump? Berisha: Do t’i merrni vesh që të gjitha!

Ish-kryeministri u shpreh se nuk ka asgjë sekret por nuk dha asnjë detaj në lidhje me marrëveshjen.

Shkruar nga Versus
Sa i ka kushtuar PD-së 'arkitekti' i fushatës së Trump?
Sali Berisha pas daljes nga Parlamenti

Pas daljes së tij nga Kuvendi, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët dhe mbi koston e angazhimit të Christopher Lacivita në fushatën e Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri u shpreh se nuk ka asgjë sekret por nuk dha asnjë detaj në lidhje me marrëveshjen.

“Do t’i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka asnjë sekret. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatën,” – tha Berisha.

I pyetur nëse PD ka një kandidat për kryetar bashkie nëse Tirana shkon në zgjedhje të parakohshme pas arrestimit të Erion Veliajt, Berisha u përgjigj:

“PD sigurisht që do të studiojë me shumë vëmendje kandidatët e saj, por kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i damkosur si kukulla e Sorosit.”

Sot gjatë një konference për shtyp Berisha prezantoi drejtuesin e fushatës së Donald Trump, Christopher Lacivita i cili do të jetë në krye të fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij Lacivita u shpreh ndër të tjera se i është bashkuar Partisë Demokratike në këto zgjedhje për t’i kthyer Shqipërisë madhështisë./Versus.al

Poll