POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit, Lacivita: Mund të krijojnë pikëmbështetje pro-amerikane në Evropë

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, Lacivita: Mund të krijojnë

Christopher Lacivita, drejtuesi i fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar së fundmi se këto zgjedhje, mund të krijojnë një pikëmbështetje pro-amerikane në Evropë.

Komentin, Lacivita e bëri në rrjetet sociale bashkangjitur një shkrimi të publikuar nga media konservatore në Amerikë “The Federalist”.

“Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë", shkruan në rrjetin “X” LaCivita bashkangjitur artikullit të ‘The Federalist’.

Zgjedhjet e 11 majit, Lacivita: Mund të krijojnë

Që pas zyrtarizimit të emrit të tij në krye të fushatës elektorale të PD, Lacivita i cili ishte një prej drejtuesve të fushatës së Trump në SHBA, ka sulmuar ashpër kryeministri Edi Rama duke e cilësuar këtë të fundit “kukull të Xhorxh Sorosit”. Versus.al

Poll