AKTUALITET /

Anët e panjohura / Sherri në Palasë, si u shembën në dru biznesmeni bulqizak me ish-kandidatin për deputet

Personi, i cili nga përleshja masive është goditur me sende të forta dhe rrëzuar në tokë pa ndjenja, sipas policisë së Himarës rezulton të jetë Artur Koçeku. Xhoni Spaho, rezulton që të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”, që drejtohet nga Edmond Stojku.

Shkruar nga Versus

Anët e panjohura / Sherri në Palasë, si u shembën në

Mëkato, ha, pi, kërce… Moton e lokalit ku kishin shkuar për festë me siguri i kishin lënë tek dera e tij protagonistët e sherrit të mbrëmjes së 24 gushtit në Palasë…

Personi, i cili nga përleshja masive është goditur me sende të forta dhe rrëzuar në tokë pa ndjenja, sipas policisë së Himarës rezulton të jetë Artur Koçeku.

Kjo ngjarje gjen të përfshirë në skenat e saj mjaft të rënda dy personazhe pothuajse publike. Një ish-kandidat për deputet, I cili aktualisht është shpallur në kërkim si Xhoni Spaho dhe një biznesmen (me jo pak dritë-hije) si Luçiano apo siç njihet ndryshe Tur Koçeku. Ky i fundit vitet e fundit jeton mes Dubait dhe Tiranës dhe mbrëmjen e 24 Gushtit, kishte shkuar së bashku me miqtë dhe shoqërinë në ambientet e club-it “Sin Eat Drink Dance” në Palasë, për të ndjekur performancën e këngëtarit grek, Argiros Konstantinos.

Por lagia me shampanjë ka përmbysur festën dhe nga “mëkato, ha, pi, kërce” mbrëmja është kthyer në “grushto, shkelmo, masakro, gjymto”.

Të pranishmit e dy tavolinave janë përfshirë në një përleshje masive mes dy grupeve, ku si pasojë e goditjeve Artur Koçeku, ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë dhe aktualisht mësohet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të goditjeve të marra në kokë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë komisariati i Himarës ka kryer verifikimet e nevojshme, duke shpallur në kërkim dy personat Xhoni Spaho nga Tirana dhe Genti Baleci nga Durrësi, të cilët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë se kanë goditur me sende të forta Artur Koçekun.

Xhoni Spaho, rezulton që të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”, që drejtohet nga Edmond Stojku.

I lindur në Bulqizë, Turi Koçeku ka zgjeruar aktivitetet e tij që datojnë nga viti 2014

Anët e panjohura / Sherri në Palasë, si u shembën në

Më datë 13.09.2014 është themeluar shoqëria “LTD Co” shpk që ka si ortakë: Ilir Shtufin në masën 10%, Lucjano Koceku në masën 40% dhe Kujtim Shtufi në masën 50%.

Më datë 13.08.2019 është themeluar shoqëria “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK” sh.p.k. Ortak i vetëm themelues i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi, por përmes kontratës së shitjes të kuotave me nr. 2391 rep., nr. 911 kol., datë 22.05.2021, ky i fundit vendosi të transferojë 40 për qind të kuotave të kapitalit tek Luçiano Koçeku.

I vetëm Koçeku zotëron tre shoqëri të tjera: S G D Energjime subjekt prodhim, tregtim dhe furnizim të energjisë elektrike me administrator Myfit Duriçin; BALLENJA-KOMPANI me të njëjtin subjekt, por me një ndryshim jo dhe aq të vogël.

Ballenja Kompani ka marrë dhe një koncension për ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë me fuqi 1.000 kË dhe energjia mesatare vjetore 4.197.824 kËh/vit.

G.A.V Invest është një tjetër kompani nën emrin e Koçekut që operon në fushën e ndërtimit dhe ka për administrator Ledio Tushën.

Tur Koçeku e ka ndarë jetën mes Tiranës ku ka biznese të tjera dhe në Dubai ku ishte vendosur prej kohësh.

 

Poll