Unpublished /

“Do iu dal dhe në ëndërr”/ Reagon sërish Hati i ‘Tiktok’: S’ma kanë sekustruar makinën, janë gënjeshtra

Shkruar nga Versus

“Do iu dal dhe në ëndërr”/ Reagon sërish Hati i

Hatixhe Brika, TikTok-erja e njohur si “Hati” ka reaguar sërish mbi lajmin e publikuar ditë më parë ku bëhej me dije se policia e ka ndëshkuar me gjobë atë dhe bashkëshortin e saj Jasharin për të cilin u raportua se i është bllokuar edhe automjeti tip “Porsche”.

E reja e konsideron këtë lajm si një gënjeshtër ndërsa pranon se vetëm patenta e saj është bllokuar dhe jo e bashkëshortit të saj.

“A më shkon kjo ngjyra e re e thonjve, shikojeni pak me kujdes, bukur? Po outfit më shkon me sediljen e? Po Jasharit i shkon timoni? Po ça timoni qenka aa… ajo që ta kanë sekuestruar Jashar? Po si lëviz Jashari pa patentë, nuk pyeska për ligje për shtet? Besoj se jeni të zgjuar vetë për t’i dhënë kuptim gjithë gënjeshtrave për këtë muhabetin e policisë që ne s’kemi të bëjmë fare vetëm patenta ime ka ikur. E vumë dhe në karikim tani në oborrin e shtëpisë jo në komisariat dhe e mbyllim”-shprehet ajo.

Sa u takon reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale, “Hati” ka edhe një përgjigjie për ta.

“Edhe një gjë të fundit për ju që më thoni si nuk ke turp, si nuk ke turp. Jo turp që s’kam, se s’kam bërë asnjë lloj krimi në këtë botë, por do ju dal dhe në ëndërr, ja mbajeni mend“.

Ditë më parë, policia reagoi pas disa videove të publikuara në rrjetet sociale nga vetë Hatixhe Brika e cila mburrej me shkeljen e limiteve të shpejtësisë në një rrugë interurbane. Në njoftim thuhej se çifti u ndëshkua me gjobë deri në 600 mijë lekë për rrezikimin e jetës së qytetarëve duke shkelur limitet e shpejtësisë së lejuar. Versus.al

Poll