AKTUALITET /

10 familjarë e dinin përdhunimin e vëllezërve Loka nga kushëriri që vranë. Denisi shqetësoi viktimat e tij deri vonë

Nën shok nëna e dy studentëve të shkëlqyer, e mori vesh pas krimit të djemve përdhunimin e 12 viteve më parë. Babai i dy të rinjve, sipas mediave greke, ju lut nipit që të mos shkonte në Greqi

Shkruar nga Versus

10 familjarë e dinin përdhunimin e vëllezërve Loka nga

Dy vëllezërit nga Shqipëria Enis dhe Aleksandros Loka mbeten në paraburgim, për vrasjen e kushëririt të tyre 28-vjeçar Denis Loken në Kypseli, i cili dyshohet se i ka abuzuar seksualisht 12 vite më parë me to.

Sipas informacioneve të bëra publike nga media greke, dy të rinjtë 17 dhe 19 vjeç kanë dalë në takim me viktimën të vendosur për t'u hakmarrë për atë që i ka ndodhur. Për këtë, familjarët e 28-vjeçarit e kishin këshilluar që të mos udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë dhe të takohej me ta.

Babai i dy djemve, i cili kishte telefonuar 28-vjeçarin, e dinte tashmë prej 1 viti  makthin që dy vëllezërit kishin jetuar nga kushëriri që kishte rrëfyer gjërat e neveritshme që u kishte bërë fëmijëve të tij.

Nëna e dy vrasësve të vetëdorëzuar mësoi të gjitha detajet e motivit të vrasjes brutale vetëm dje, duke mbetur të shkatërruar psikologjikisht dhe emocionalisht.

Megjithatë, sipas informacioneve, mbi 10 persona nga rrethi më i gjerë familjar i autorëve dhe viktimës kishin dijeni për aktin e 28-vjeçarit dhe i kërkonin atij që të mos shqetësonte më dy vëllezërit.

Megjithatë, siç zbuloi avokati i dy të rinjve, z. Alexis Kougias, ai ka vazhduar të shqetësojë viktimat e tij deri vonë.

Tronditja për familjen ishte e madhe pasi dy fëmijët ishin nxënës të shkëlqyer, nuk ishin përfshirë në incidente të dhunshme dhe nuk kishin shqetësuar asnjëherë autoritetet.

Njerëz nga mjedisi i tyre miqësor dhe nga lagjja e tyre, në Galatsi, flasin për dy djem të shkëlqyer, njëri gjimnazist dhe tjetri student në Departamentin e Ekonomisë në Drejtësi, të cilët nuk kishin shfaqur kurrë si të dhunshëm. / Versus 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: