
Ditë më parë dëshmoi për herë të parë në GJKKO, Erion Alibej i pandehuri i dosjes "Plumbi i artë" i vili është kthyer në të penduar të drejtësisë.
Gazetarja Dorjana Bezat deklaroi në Top Story se për eleminimin e Alibejt janë bërë 14 tentativa nga ana e gruoit të Çopjave. Sipas saj, përveç shumës deri në miliona euro të ofruara, janë diskutuar edhe plane si hedhja e vajit në rrugë për ta aksidentuar apo eksplozivi në komisariat, plan që është publikuar dhe më herët në përgjimet e publikuara nga dosja.
“Dëshmia e tij është e rëndësishme se kryqëzohet me dëshminë e Dumanit dhe enkriptimit të Sky Ecc, 14 herë është tentuar të eleminohej, janë premtuar pagesa nga 300 mijë euro deri në miliona euro, që nga atentati në shtetin ku qëndronte, Holandë, vaji në rrugë, ideja e hedhjes së eksplozivit me dron mbi banesën e tij, sasi prej 50 kg tritol dhe implikimi i policisë, që të vritej kur të shoqërohej nga polici, rivalët kishin plan të vendosnin 5 kg tritol në dhomat e shoqërimit”, tha Bezat. Versus.al







