
Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme pranë një shkolle në fshatin Mengël të Elbasanit, në rrjetet sociale është bërë virale një video ku shfaqet shoferi që shkaktoi aksidentin, regjisori Petri Bozo.
Gjatë një interviste të zhvilluar brenda një makine, Bozo tregon pasionin e tij për makinat dhe shpejtësinë. Pavarësisht se kishte treguar se kishte kryer 20 aksidente, ai tha se nuk kanë qenë të gjitha automobilistike dhe se nuk ka patur ai faj.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Je një nga ata njerëz që ke pësuar rreth 20 aksidente rrugore. Të ka ruajtur Zoti?
Bozo: Nuk kanë qenë të gjitha rrugore, kanë qenë edhe me kuaj edhe me motor.
Gazetarja: Me kuaj, me motor edhe me makinë
Bozo: Po po. Ato ishin mjetet e kohës. Në kohën që nuk kishim makina i hypnim kalit. Por asnjë aksident nuk ka qenë për fajin tim. Sepse unë jam shumë i kujdesshëm pavarësisht se mund të “drive içik fast” (ngas shpejt), por përgjithësisht respektoj rregullat e sinjalistikën. Për më tepër njoh shumë mirë mjetin të cilit i hipi. Nga pikëpamja mekanike, nuk e lë asnjëherë mjetin në derexhe të fundit. Versus.al


