AKTUALITET /

Aksident në Gjirin e Lalëzit / Përplasen fort dy automjete, forcat e policisë në vendngjarje

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa ende nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shkruar nga Versus

Aksident në Gjirin e Lalëzit /  Përplasen fort dy automjete,

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së dielës në zonën e Gjirit të Lalëzit, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dy të lënduar si dhe dëme materiale janë të konsiderueshme.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy shtetase, J. K., 27 vjeçe dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat ndodheshin si pasagjere në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.

Të dëmtuarat janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, sipas burimeve zyrtare, ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkruan forcat e policisë, autoambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vijim. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje, veçanërisht në këtë segment rrugor me qarkullim të dendur.

Poll