
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me dalje të kryeqytetit.
Sipas informacioneve të para, janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar disa persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur policia dhe ambulanca. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet ende e paqartë./Versus.al







