AKTUALITET /

DENONCIMI/ Reklamohej nga personazhet ‘Vip’, si mashtron ‘online’ klientët faqja DH Beauty Brands

Një qytetare ka denoncuar për Versus.al një rast mashtrimi me një faqe ‘online’ në rrjete sociale, ku pasi ka kryer porosinë për një firmë luksoze ajo nuk ka marrë më përgjigje. Pas disa mesazhesh dhe telefonatash ajo është ofenduar dhe kërcënuar nga faqja se do denoncohej, pasi kërkoi të dhëna për porsinë e saj.

Shkruar nga Versus

DENONCIMI/ Reklamohej nga personazhet ‘Vip’, si mashtron

“DH Beauty Brands” për t’u kamufluar dhe për të krijuar besim tek klientët është reklamuar dhe nga personazhe të njohur në botën e showbizzit. Rizarta Hoxha, ish banore e Big Brother Vip ka ndarë një video me produktet  e faqes në fjalë por me siguri pa e ditur vërtet mënyrën sesi mashtron “DH Beauty Brands” qytetarët.

DENONCIMI/ Reklamohej nga personazhet ‘Vip’, si mashtron

Pas kësaj, faqja i ka bërë 'block' vajzës që po kryen denoncimin.

DENONCIMI:

Pershendetje si jeni, doja te ndaja me ju nje rast bera nje porosi online ne nje faqe ne instagram dhe ajo qe mora ishte arrogance dhe fyerje per faktin se doja te dija sa vononte porosia ime dhe pergjigja qe une marr nga biznesi eshte : Nese ke ngelur pa shapka dhe e ke me te shpejte une kam nje rradh pune nese nuk pret puna nuk merrem me histerike si ty .

Nese nuk je e afte te menaxhosh biznesin tend dhe te komunikosh sic duhet nuk ta ka fajin klienti, sepse po te kerkon informacion mbi ate qe do te paguaj nuk po e merr si dhurate nga ty.

Kjo është një nga rastet e përsëritura ku qytetarët bien pre e mashtrimeve 'online' /Versus.al/

DENONCIMI/ Reklamohej nga personazhet ‘Vip’, si mashtron DENONCIMI/ Reklamohej nga personazhet ‘Vip’, si mashtron  

Poll