AKTUALITET /

Alarm në parkun e Prespës, flakët kërcënojnë banorët dhe natyrën

Forcat zjarrfikëse, punonjësit e shërbimit pyjor dhe vetë banorët po luftojnë me mjete rrethanore për të ndalur përparimin e flakëve, por ndeshen me një terrën të thyer malor, erë të fuqishme dhe temperatura ekstreme që e bëjnë përballjen pothuajse të pamundur nga toka.

Shkruar nga Versus

Alarm në parkun e Prespës, flakët kërcënojnë

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në zemër të Parkut Kombëtar të Prespës, në Qarkun e Korçës, duke përfshirë me shpejtësi një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh dhe duke përhapur panik në zonën e fshatit Pustec.

Flakët po përpijnë gjithçka gjejnë përpara: pyje, bimësi dhe habitatë të rrallë, ndërsa tymi i dendur dhe nxehtësia përvëluese janë shtrirë deri pranë banesave, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe pronën e banorëve. 

Forcat zjarrfikëse, punonjësit e shërbimit pyjor dhe vetë banorët po luftojnë me mjete rrethanore për të ndalur përparimin e flakëve, por ndeshen me një terrën të thyer malor, erë të fuqishme dhe temperatura ekstreme që e bëjnë përballjen pothuajse të pamundur nga toka.

Autoritetet janë në gatishmëri të lartë, ndërsa po shqyrtohet urgjentisht ndërhyrja ajrore me helikopterë për të shmangur një katastrofë të plotë ekologjike dhe humane.

 

Poll