AKTUALITET /

Arrestohet djali i Samir Manes! “Tapë” në timon te Kuvendi, përplasi 2 makina dhe kundërshtoi policët

Pavarësisht shkollimit të tij në Amerikë, Martin Mane, djali i Samir Manes duket se nuk i përfill autoritetet shqiptare.

Shkruar nga Versus
Arrestohet djali i Samir Manes! “Tapë” në timon te
Biznesmeni Samir Mane dhe djali i tij Martin Mane (foto e bërë në SHBA)

Dy ditë më parë në kryeqytet në rrugën “Xhorxh Bush”, në prangat e efektivëve blu ka rënë djali i Samir Manes, një prej biznesmenëve më të njohur të Shqipërisë.

Martin Mane është kapur në gjendje të dehur në brenda automjetit që drejtonte pasi kishte përplasur 2 makina të parkuara pranë zonës ku ndodhet Kuvendi i Shqipërisë. Menjëherë pas ngjarjes, 28 vjeçari ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por u përball me ndalimin nga ana e efektivëve të policisë pak metra më tutje.

Fillimisht ka tentuar të kundërshtojë forcat e policisë për të mos kryer testin e alkoolit, nga i cili më pas rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasi: M.M 28 vjeç, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur”- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Martin Mane, është emër i njohur për publikun, pasi më herët vetë biznesmeni Samir Mane ka folur për marrëdhënien me të dhe fushën në të cilën i biri është përqendruar. 28 vjeçari rezulton të ketë përfunduar studimet e ciklit master në SHBA, në degën “Adminstrim Biznesi”, duke ndjekur rrugën e të atit në biznes.

Por megjithë shkollimin e tij dhe premisat për të qenë biznesmen si i ati, 28 vjeçari paçka se i shkolluar në Amerikë, duket se e ka pak të vështirë të respektojë ligjin kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ku edhe pse në gjendje të dehur u shkaktoi dëm disa makinave të parkuara, sërish tentoi të largohej nga vendngjarja dhe të përplasej me efektivët. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: