
Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Himarës, Dorian Hoxha, është vënë në pranga mbrëmjen e kaluar.
Mësohet se operacioni i arrestimit është kryer në zonën e Palasës. Ndaj Hoxhës rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Arrestimi është kryer gjatë orëve të para të mëngjesit në kuadër të hetimeve që po bëhen sa i takon ndërtimeve pa leje dhe abuzimeve me detyrën. Versus.al

