Burri, gruaja, dy fëmijët dhe një mik i tyre janë vënë në pranga në Pesaro, Itali.
Bëhet fjalë për një familje shqiptarësh të cilët janë arrestuar ndërsa ishin duke përgatitur lëndë narkotike për ta shitur.
Prej disa ditësh, karabinierët kishin vënë nën hetim një të ri shqiptar i cili ishte përfshirë në një trafik intensiv dhe të lulëzuar droge në qytetin e Fanos dhe zonat përreth, duke përdorur të rinj të tjerë bashkatdhetarë dhe disa nga familjarët e tij për shitjen me pakicë të kokainës.
Për këtë arsye, janë kryer shërbime të ndryshme vëzhgimi, derisa pasditen e djeshme karabinierët kanë vënë re subjektin në fjalë duke u larguar nga shtëpia e tij dhe me një makinë të vogël.
Më pas e kanë ndaluar dhe ai dhe mjeti i’u nënshtruan një kontrolli më të plotë, gjatë të cilit i riu shfaqi nervozizëm të theksuar, madje duke tentuar të mashtronte karabinierët në lidhje me vendbanimin e tij, ku prej ditësh e kishin parë teksa hynte e dilte.
Në atë moment, karabinerët kanë vendosur të shkojnë në shtëpinë e të riut për të kryer një kontroll.
Sapo kanë mbërritur në banesë, policia është gjetur përballë një laboratori të vërtetë për përgatitjen dhe paketimin e kokainës: në tavolinën e kuzhinës kishte tenxhere dhe pjata me gjurmë të dukshme kokaine, të përdorura qartë për përzierjen e lëndës narkotike me substanca të tjera për prerje. Si dhe një peshore precize dhe material të bollshëm për paketimin e dozave. Ndërkohë që një nga personat që ndodhej në kuzhinë po përpiqej të hiqte peshoren e sipërpërmendur dhe materiale të tjera, personat e tjerë u ngjitën lart duke hedhur nga dritarja qese të shumta me kokaine.
Policia gjeti 20 qese me nga 50 gram kokainë secila, për një total prej rreth 1 kg.
Menjëherë policia ka vendosur që të arrestojë të 5 personat që ndodheshin aty, 4 anëtarët e familjes dhe një mikun e tyre që ishte në banesë. Ata janë dërguar në qeli dhe presin të dalin përpara gjykatësit të gatshëm.







