
Spanjë- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në Girona rreth orës 19:00 të së shtunës kur një shqiptar është gjetur i braktisur në derën e spitalit Blanes ku edhe ndërroi jetë për shkak të një plumbi që kishte në kokë.
Një person është vetëdorëzuar në policinë e Gironas si një prej të përfshirëve në ngjarjen kriminale. Mediat spanjolle shkruajnë se ende nuk dihet roli që ka pasur personi i dorëzuar në vrasjen e shqiptarit, nëse ka qenë një prej 3 personave brenda ‘Audi’-t të zi që e la viktimën të shtrirë para derës së spitalit dhe u largua.
Identiteti i viktimës ende nuk është bërë me dije, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti droge. Versus.al







