AKTUALITET /

Babai vrau me thikë djalin e tij, zbardhet dinamika e sherrit në Tiranë: Viktima goditi motrën

Shkruar nga Versus
Babai vrau me thikë djalin e tij, zbardhet dinamika e sherrit në
Hekuran Gjoni (autori) dhe i biri Asim Gjoni (viktima)

Tiranë- Të dhëna të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Kodra e Priftit” ku babai i moshuar vrau me thikë djalin e tij 37 vjeçar Asim Gjoni.

Autori Hekuran Gjoni pranoi krimin para oficerëve duke u thënë se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi pasi djali i tij e kishte ofenduar.

Por si ndodhi debati mes babait dhe djalit të tij që përfundoi deri në vrasje?

Të dy në gjendje të dehur, fillimisht babai dhe djali kanë nisur të debatojnë verbalisht me njëri-tjetrin. Në debat e sipër, i moshuari e ka goditur me shpullë viktimën Asim Gjoni. Në këtë moment ai është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur të atin duke e rrëzuar në tokë.

Duke parë situatën, vajza e autorit dhe motra e viktimës ka ndërhyrë duke i kërkuar vëllait të saj që të mos e godiste më babain. Viktima ka goditur edhe motrën e tij.

Në këtë moment, i moshuari është ngritur në këmbë dhe ka marrë thikën që ishte në tavolinën e bukës duke e goditur disa herë djalin e tij 37 vjeçar i cili më pas ndërroi jetë në spital.

74 vjeçari u arrestua nga policia dhe ndaj tij janë referuar materialet nën akuzën e kryerjes së veprës penale ‘vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare’. Versus.al

Poll