Britani e Madhe- Policia ka pranuar tashmë se bandat shqiptare dominojnë pjesën më të madhe të trafikut të drogës duke i shtyrë rivalët e tyre për çmime më të ulëta, duke shtuar edhe dhunën vdekjeprurëse ndaj tyre.
Daily Mail shkruan se shqiptarët kanë përdorur lidhje direkte me kartelet kolumbiane për të siguruar kokainën me vlerën më të mirë duke fituar kështu përballë bandave të tjera rivale në Britani.
Ky model ka zaptuar pothuajse të gjitha qytetet e Mbretërisë së Bashkuar përveç Liverpoolit, ku gangsterët shqiptarë nuk kanë qenë në gjendje të veprojnë. Tregtia e drogës në këtë qytet mbetet nën duart e kriminelëve vendas të cilët kanë lidhje të forta me banda të tjera.
Jashtë këtij qyteti dominimi në rritje i bandave shqiptare është identifikuar në një seri raportesh të policisë madje edhe të OKB në vitin 2023 ku thuhej se bandat nga Shqipëria zotërojnë dhe ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm mbi tregun e drogës. Versus.al







