AKTUALITET /

Bënë për spital shoferin, pezullohen 3 efektivët e "Shqiponjave" në Tiranë (EMRAT)

Shoferi u transportua për në spitalin e Traumës për të mjekuar plagët e shkaktuara nga policët.

Shkruar nga Versus

Bënë për spital shoferin, pezullohen 3 efektivët e

Tre inspektorë policie të forcave të posaçme "Shqiponja" janë pezulluar nga detyra për shkak se akuzohen se kanë kryer veprime arbitrare ndaj një shoferi më datë 8 maj.

Mësohet se pasi e kanë ndaluar shoferin me iniciale R.Z janë përplasur fizikisht me të duke i shkaktuar lëndime fizike. Më pas drejtuesi i automjetit u dërgua në spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.

Inspektor Egzon Toskaj, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor Denis Gërdeci, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor Elis Noto, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor”- njofton AMP. Versus.al

Poll