
Çmimet e kripura të frutave dhe perimeve siç duket janë të pa përballueshme dhe për xhepin e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Në një postim në rrjete sociale Braçe ka reaguar në lidhje me abuzimet që po ndodhin në treg.
Braçe shkruan në postim se të gjitha perimet dhe frutat janë të stinës dhe shiten me çmime shumë të shtrenjta.
Por cili është propozimi i Braçes?
Sipas tij Tregu Agro-Ushqimor në Tiranë e cila ndodhet në autostratë që administrohet nga kompania EKMA në pronësi të Klodjan Allajbeut duhet të shpërbëhet pasi sipas tij abuzimi me tarifa aty është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti.
Kjo kompani është gjobitur në vitin 2018 me 400 mijë euro nga Autoriteti i Konkorrencës për pozicion monopoli dhe shkelje të rëndë të konkurrencës nga ana e saj.
Gjithashtu Asllan Fetiu, i shpallur në kërkim për një rast plagosjeje, rezulton të jetë administrator i kompanisë “AnaMark”, e cila është në pronësi të “EKMA”-s.
Në fund të postimit të tij Braçe ka dhe një mesazh për Ministrin e Financave, Petrit Malajn.
'Dikush duhet t’ia thotë ministrit të Financave: zgjedhjet kanë mbaruar. Erion Braçe nuk është më deputet i Lushnjës, dhe kokëfortësia juaj e pajustifikuar po vazhdon të rrisë çmimet për produktet më bazike që i duhen çdo familjeje.' shkruan Braçe në postim.
Postimi i plotë i deputetit Erion Braçe:
TIRANA/5 saTE BLESH TE HENE ESHTE TMERR, MBASE DHE CDO DITE TJETER;PERIMET E FRUTAT JANE SHUUUUMEEE SHTRENJTE!Domate 110-130 leke/kg, Kastraveci 100-110 leke/kg, Bizele 300 leke/kg, Mashurka 250-270 leke/kg, Speca 150 leke/kg, Qershi 650-1000 leke/kg, Nektarine 280-300 leke/kg, Shalqi 50-60 leke/kg;TE GJITHA JANE PERIME E FRUTA TE STINES;Dmth tani kane periudhen kur behen masive e normalisht duhet te kishin CMIME te tjera, CMIME TE DREJTA!JOOOOO, NUK JANE!Arsyet?1. ABUZIMI ME CMIMET;Po ju marr vec Shalqinin-dje, shitej ne Divjake me 23 leke/kg; 60 leke/kg eshte thuajse TRE HERE ME SHTRENJTE DHE KY ESHTE ABUZIM SKANDALOZ! Cfare propozoj une?- Shberjen e Tregut te Autostrades; abuzimi me tarifa atje eshte skandaloz dhe rrit koston e cdo produkti;
- Hapjen e tregjeve publike per BUJQIT-jo tregtaret; te shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndermjetesve abuzive;- Barazimin e TVSHse se brendeshme; ne skemen aktuale produktet behen deri 20% ME TE SHTRENJTA koooot; FISKALIZIM nga bujku te bleresi i fundit si per cdo produkt;Dikush duhet ti thote ministrit te financave se zgjedhjet mbaruan, Erion Brace nuk eshte me deputet ne Lushnje dhe kokefortesia jote banale po vijon te bej me te shtrenjta perimet e frutat; e fundit, kontroll mbi qirate e ambjenteve tregtare-frutave e perimeve ne kete qytet, po abuzohet tmerresisht me to.
2. STRUKTURA E PRODHIMIT;Prodhimi i perimeve po perqendrohet gjithnje e me shume tek SERAT, jo te gjitha te pershtatshme per tu punuar ne temperatura te larta-sezoni i tanishem, te ulta-sezonini dimrit; ne te dy keto ekstreme sasia e prodhimit bie ndjeshem; vuajtja e bimeve dhe e bujqve eshte e madhe.DUHET TI RIKTHEHEMI FUSHES, PRODHIMIT NE TE, VECANERISHT NE ZONA ME KUSHTE MOTI KREJT TE TJERA E TE PERSHTATSHME PER PUNE E PRODHIM;Doemos qe duhet ndihme per kete.
3. NDRYSHIMI I KLIMES;Ndryshimi i klimes po shoqerohet me kthime te papritura te motit dhe ngjarje ekstreme qe mbi te gjitha godasin pa kthim prodhimin bujqesor; keto ngjarje po behen thuajse periodike, thuajse te pervitshme duke goditur prodhimin-QERSHINE kete vit edhe nje here, por mbi te gjitha duke dekurajuar bujkun te merret me me prodhim;NE NUK PO MERREMI ME NDRYSHIMIN E KLIMES DHE PERSHTATJEN DHE MBROJTJEN E PRODHIMIT ME KETO NDRYSHIME; duket bezdi e madhe te flasesh, madje ta kthejne- jane punet e zotit; dhe bezdia paguhet me cmimet e shtrenjta, te padrejta ne treg./Versus.al







