AKTUALITET /

Ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren, lirohet ped*fili në Maliq

Kjo nuk është hera e parë që Selami Bazelli abuzon me të miturit pasi edhe në vitin 2012 ai ka abuzuar me një djalë 10-vjeç.

Shkruar nga Versus
Ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren, lirohet ped*fili në Maliq
Selami Bazelli

Ditë më parë një ngjarje e rëndë u regjistrua në Maliq, ku 60 vjeçari Selami Bazelli ngacmoi seksualisht një të mitur.

Në fillim ai kishte joshur të miturën me lekë dhe më pas kishte filluar ta prekte në vende intime.

Ishin prindërit e 12 vjeçares të cilët pasi kanë mësuar për ngjarjen i janë drejtuar policisë.

Pas denoncimit, 60 vjeçari është arrestuar, por burime për JOQ konfirmojnë se pedofili është lënë në arrest shtëpie.

Kjo nuk është hera e parë që Selami Bazelli abuzon me të miturit pasi edhe në vitin 2012 ai ka abuzuar me një djalë 10-vjeç por krimi u fsheh me arsyetimin se vuante nga probleme të shëndetit mendor./Versus.al

 

Poll