AKTUALITET /

Metamorfoza/ Ish-zyrtarët e drejtësisë kërkojnë hetime veçmas, 'Bajrajt' pranojnë gjykim të shkurtuar, biznesmeni Gjoka kundërshton

Disa prej të pandehurve kanë kërkuar ndarjen e hetimeve, ndërsa SPAK është shprehur kundër kësaj kërkese duke pretenduar se në atë mënyrë do dëmtohej shqyrtimi i çështjes.

Shkruar nga Versus

Metamorfoza/ Ish-zyrtarët e drejtësisë kërkojnë hetime

Tre gjyqtaret e posaçme Irena Gjoka,Etleva Desa dhe Flora Hajredinaj do të gjykojnë dosjen “Metamorfoza’ për të cilën janë arrestuar disa ish-zyrtarë të drejtësisë si dhe anëtarë të grupeve kriminale të cilët akuzohen për vrasje e trafik droge.

Disa prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar në mënyrë që në rast se gjenden fajtorë, t’u ulet 1/3-ta e dënimit.

Mes të pandehurve që kërkojnë gjykim të shkurtuar janë ish-prokurori Xhevahir Lita i akuzuar si i përfshirë në komunikimet në Sky Ecc me grupin Bajri, Ardit Hasanbegaj i cili dyshohe se ka siguruar kushte për atentat ndaj Ibrahim Lici, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri si dhe Behar Bajri e Astmer Bilali të akuzuar për grup kriminal.

Mes tyre ish-zyrtarët e drejtësisë Lita, Hasanbegaj dhe Bistri kanë kërkuar që çështja të ndahet nga gjykimi si grup i strukturuar kriminal.

Të vetmit që nuk kanë pranuar gjykim të shkurtuar janë Edmond Preka dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili akuzohet për vrasje me paramendim dhe sigurimin e kushteve për të kryer krimin. Më tej avokati i tij Gurali Brahimllari është shprehur kundër ndarjes së hetimeve për të pandehurit duke argumentuar se një gjë e tillë do të dëmtonte hetimet për çështjen. Ai i ka qëndruar kërkesës për shpalljen të pavlefshme të përgjimeve për SkyEcc”.

“Ne pritëm vendimin e gjykatës kushtetuese për SKY ECC i cili është as mish as peshk, megjithatë kemi kërkesa për pavlefshmëri të akteve, marrjen dhe përdorimin e të dhënave”- tha Brahimllari në Seancë.

Pala akuzuese e SPAK që përfaqësohet nga Arben Kraja në këtë çështje, u shpreh gjithashtu kundër ndarjes së hetimeve për këtë dosje.

“Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86-100. Të dhënat e sky ecc janë harmonizuar me prova të tjera. Për ndarjen e çështjes jemi kundur sepse mund të dëmtohet shqyrtimi i çështjes”- argumentoi Kraja.

Gjykata e Posaçme u tërhoq për marrjen e një vendimi sa i takon kërkesave të të pandehurve për ndarjen e çështjeve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: