AKTUALITET /

Del fotoja, ky është Arben Uka që së bashku me Julian Cumrrakun kërcënuan policinë

Shkruar nga Versus
Del fotoja, ky është Arben Uka që së bashku me Julian
Arben Uka

Arben Uka dhe Julian Cumrraku të rrethuar që prej mëngjesit të sotëm nga forcat RENEA dhe policia u dorëzuan në mbrëmje pas orësh të gjata negociata.

Personi që shihni në foton e mësipërme është Arben Uka, një person, i cili prej kohësh ishte nën vëzhgimin e Antiterrorit. Nga banesa e braktisur në Orosh të Fushë Arrëzit në Pukë, Uka ka dalë i plagosur, por nuk dihet se në çfarë rrethanash. Burime bëjnë me dije se policia nuk i ka përdorur armët në drejtim të dy objektivave.

 Uka gjithashtu më parë ka qenë komando në Irak ndërsa prej një muaji së bashku me Juljan Cumrakun banonin në shtëpinë e braktisur në Orosh. Cumraku është nipi i pronarit të banesës, Mehill Cumrraku.

Banesa është rrethuar që prej orëve të para të mëngjesit nga policia e Pukës, por pas dështimit të negociatave, në zonë mbërritën forcat RENEA. Prej orësh janë bërë thirrje me megafon për tu dorëzuar ndërsa personat brenda në banesë kanë thirrur ‘Allahu Ekber’. Cumraku gjithashtu ka thënë se ‘nuk dorëzohem se duan të më vrasin’.

Për të arritur në dorëzimin e tyre, policia në vendin ne ngjarjes solli vëllain e Cumrakut dhe motrën e Ukës. Pasi dy personat janë dorëzuar, forcat RENEA kanë siguruar menjëherë perimetrin duke bërë kontrolle për lëndë plasëse e për armë të fshehura në banesë.

Poll