AKTUALITET /

Skandal në AZHBR/ Babai hartoi projektin fitues ndërsa vajza inspektore e firmosi

Shkruar nga Versus

Skandal në AZHBR/ Babai hartoi projektin fitues ndërsa vajza

Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.

Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.

Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga  vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.

Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi.

Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri i drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.

Deri më tani përfituesi  Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi.

Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë  u shpërndanë në pesë masa:

ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë.  Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD,  i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./ tch

Poll