AKTUALITET /

RENEA dërgon për negociata vëllain e njërit prej dy të armatosurve në Orosh

Shkruar nga Versus
RENEA dërgon për negociata vëllain e njërit prej dy të
Momenti kur policia dërgon negociatorin

Julian Cumrraku dhe Arben Uka të cilët kërcënuan policinë lokale me armë zjarri kur kjo e fundit u kërkoi të dorëzoheshin vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në një godinë të pabanuar në Orosh të Fushë-Arrëzit. RENEA dhe Antiterrori kanë rrethuar zonën ku ndodhet banesa e vetmuar.

Policia u ka bërë vazhdimisht thirrje me altoparlant që Julian Cumrraku dhe Arben Uka të dorëzohen por ka rezultuar pa sukses.

Në këto kushte të vështira policia ka marrë vëllain e njërit prej autorëve të dyshuar që të negociojë për dorëzimin e tyre.

Dy personat në fjalë mësohet se janë të armatosur dhe kërcojnë autoritetet se do të hapin zjarr nëse nuk largohen.

Julian Cumrraku 24 vjeç mësohet se bën thirrjen "Allahu Ekber" ndërsa së bashku me Arben Ukën kanë qenë nën vëzhgim nga Antiterrori.

Dy personat qëndrojnë prej një muaji në ngujuar në këtë godinë e cila tashmë është e rrethuar në çdo cep ndërsa të tjera detaje pritet të mësohen në vijim.

Poll