
Tiranë- Sot në zonën e Treshit është konstatuar djegia e një numri të madh dokumentesh nga disa persona. Dokumentet të paketuara në kartonë, po nxirreshin nga një automjet dhe po digjeshin.
Njëri prej punonjësve u shpreh se dokumentet i përkisnin ish-komunës së Kasharit, ndërsa punonjësi tjetër tha se dokumentet ishin të ARRSH.

Pamjet filmike kanë treguar se dokumentet që po digjeshin ishin tendera rrugës, supervizime dhe materiale të tjera. Megjithatë ende nuk dihet arsyeja përse po digjeshin dokumentet të cilat sipas rregullores duhet të ruhen në arkiv. Versus.al

