AKTUALITET /

Digjet kabina elektrike! Ja cila zonë ka mbetur pa energji

Një kabinë elektrike në lagjen Besëlidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes, duke lënë pa energji dhjetëra banorë të zonës

Shkruar nga Versus
Digjet kabina elektrike! Ja cila zonë ka mbetur pa energji

Kabina elektrike e një pallati në lagjen Besëlidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes, duke lënë pa energji qytetarët që banojnë në atë zonë.

Banorët kanë dalë nga banesat për shkak se tymi depërtoi brenda ambienteve, por fatmirsisht pati vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë nga ballkonet e tyre disa banorë pasi kalimi nga shkallët ishte i vështirë përshkak të tymit.

Për shkak të këtij incidenti, u shkëput energjia elektrike dhe zjarrfikësit mbërriten menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe ndihmuar në normalizimin e situatës.

Poll