AKTUALITET /

Djali i tij i kishte lekë borxh, 31 vjeçari në Durrës zbulon pse tentoi të vriste të moshuarin

Së bashku me autorin është shoqëruar edhe një 56 vjeçar që ndodhej në makinë me të.

Shkruar nga Versus
Djali i tij i kishte lekë borxh, 31 vjeçari në Durrës
Foto nga vendi ku ndodhi plagosja mbrëmë

Durrës- Detaje të reja janë zbardhur sot nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar ku mbeti i plagosur i moshuari Fadil Hunda, 70 vjeç.

Autori, Adil Hizdri 31 vjeç, u arrestua nga policia pak pas ngjarjes e cila mësohet të ketë nisur pranë një lokali rreth orës 19:30. Shkak për plagosjen e të moshuarit, është bërë një borxh që njëri prej djemve të tij i kishte autorit Adil Hizdrit.

Ky i fundit, ka ndaluar me automjetin e tij në lokalin ku qëndronte zakonisht i moshuari dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij duke e plagosur me 2 plumba. Në polici është shoqëruar edhe një 56 vjeçar i cili ishte në makinë me autorin në momentin kur ndodhi ngjarja. Versus.al

Poll