
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit do të vijojë sot me shembjen e ndërtimeve pa leje në Dhërmi.
Ditën e djeshme pas zbarkimit të IKMT në terren duke shkaktuar panik tek pushuesit, në orën 20:00 të mbrëmjes u shembën 4 ndërtime pa leje, pa hasur në kundërshtime nga pronarët.
Ndërkohë sot shembjet do të vijojnë në Dhërmi ku është planifikuar shembja e 5 kapanoneve që ishin ndërtuar për mbajtjen e materialeve të ndërtimit për vijimin e ndërtimit të godinave të tjera pa leje. Versus.al







