Versus.al ka siguruar detaje nga dosja hetimore në kuadër të të cilës SPAK zbuloi një grup kriminal që veprnte në bashkëpunim me Mirlinda Karçanajn, drejtoreshën e AKSHI-t. Sipas dosjes, krerë të këtij grupi ku përfshihen manipulimi i 12 procedurave të tenderave dhe pengmarrja e biznesmenit Gerond Meçe për t’u dorëhequr nga tenderat, rezultojnë biznesmenët e shpallur në kërkim, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.
Për të treguar sesi Agasi vepronte dhe sesa larg shkonin lidhjet e tij, në dosje sillet në vëmendje një bisedë që Agasi ka bërë më 6 mars të vitit 2019 me ish-deputetin e PS, Alqi Bllakon asokohe drejtor i drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve e Landfilleve.
Në bisedë evidentohet se personi me emrin “labi’ është Elgert Bixha të cilin Agasi do ta emërojë si administrator në një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që asokohe drejtohej nga Damian Gjiknuri. Ky i fundit ishte bërë pengesë për realizimin e disa përfitimeve të paligjshme nga ana e Agasit, Bixhësd he Bllakos. Në komunikim Agasi i ka dërguar mesazh ku shprehet konkretisht; Do ja q* robt, do fusim çunat pastaj”. Duke nënkuptuar kështu përdorimin e lidhjeve të tij me persona me rrëzikshmëri të lartë shoqërore për të hequr pengesat që u ishin vendosur nga Gjiknuri.
SPAK e lidh këtë rrethanë me pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe pasi edhe ky i fundit si Gjiknri ishte bërë pengesë nëpërmjet ankimeve të shumta tek AKSHI. Versus.al


