Tiranë- Një tjetër zyrë mashtrimi me “call center” për investimet në bursa fiktive, është goditur nga policia gjatë orëve të fundit.
Në pranga kanë rënë 6 persona, ndërsa është proceduar penalisht një 20 vjeçar me iniciale M.D. Konkretisht janë arrestuar: A. K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç dhe S. Ll., 29 vjeç, të 6 banues në Tiranë.
Të arrestuarit akuzohen se janë kapur në flagrancë duke mashtruar shtetas të huaj të cilëve u bënin thirrje të investonin në bursa fiktive me pretendimin se do të rimerrnin mbraosht paratë që kishin humbur më parë me të njëjtën mënyrë mashtrimi.
Aktivitetin e ushtronin në një subjekt të regjistruar si “call center” në rrugën “Dritan Hoxha”. Ndërsa ky është i disati operacion që forcat operacionale kryejnë gjatë këaj jave në goditjen e aktiviteteve të tilla mashtrimi me bursa fiktive. Versus.al







