AKTUALITET /

Do të kryente sërish vrasje? U kap me dy pistoleta, zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Plakut!

Në momentin e ndalimit, Plaku ishte i armatosur me dy pistoleta, ndërsa bashkë me të u arrestua edhe një bashkëpunëtor, shtetasi Juljan Aliaj.

Shkruar nga Versus
Do të kryente sërish vrasje? U kap me dy pistoleta, zbardhen detaje
Flodian Plaku

Pas një operacioni të mirëorganizuar në qytetin e Vlorës, forcat e policisë kanë vënë në pranga Flodian Plakun, i konsideruar si autor kryesor i vrasjes së Gentian Bejtjas – ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës.

Në momentin e ndalimit, Plaku ishte i armatosur me dy pistoleta, ndërsa bashkë me të u arrestua edhe një bashkëpunëtor, shtetasi Juljan Aliaj.

Burime të sigurta bëjnë me dije se Plaku kishte marrë porosi për të kryer vrasje të tjera, duke rritur dyshimet mbi përfshirjen e tij në një rrjet më të gjerë të krimit të organizuar. Ai kishte qëndruar për periudha të gjata jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali.

Flodian Plaku dyshohet si një nga tre atentatorët që morën pjesë në ekzekutimin e Bejtjas, i cili u qëllua për vdekje brenda oborrit të shtëpisë së tij, teksa ujiste kopshtin në prani të familjarëve.

Sipas hetimeve, motivi i krimit mendohet të jetë hakmarrja, si pjesë e një përplasjeje të ashpër mes grupeve rivale kriminale në zonën e Fushë-Krujës, ku përfshihen emra të njohur si Ervis Martinaj, Indrit Dokle dhe Durim Bami./Versus.al

Poll