
Petrit Qoli, i akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit të tij, Nuredin Dumani. Petrit Qoli pretendon se është i pafajshëm dhe i bën një paralelizëm prokurorëve në GJKKO. Sipas tij është më mirë të kenë 10 kriminelë si Nuredin Dumani në Dubai sesa një të pafajshëm përpara togëe të zeza.
“Kam 3 vjet në burg pa parë mbesat e mia. E nderuar gjykatë, më mirë 10 Nuredin Dumani në Dubai, se një i pafajshëm në burg.”- tha ai.
Ndër të tjera, sot do të zhvillohet për herë të parë dëshmia e bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë Erion Alibej.
Dumani ka rrëfyer të paktën 12 vrasje në një dekadë, pjesa më e madhe me pagesë, si dhe krime të tjera të rënda për llogari të grupeve kriminale. Dosja ka të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale nëpër qarqe, përfshi edhe Ervis Martinajn, ‘mbretin e kumarit’, i zhdukur pa gjurmë për rreth 3 vjet. Versus.al







