AKTUALITET /

Dy ditë zie kombëtare për humbjen e Ismail Kadaresë! Homazhet mbahen nesër në TKOB, me ceremoni shtetërore

Homazhet për Kadarenë do të mbahen nesër në TKOB me një ceremoni shtetërore.

Shkruar nga B.V
Dy ditë zie kombëtare për humbjen e Ismail Kadaresë!
Shkrimtari, Ismail Kadare

Përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme, Shqipëria është zyrtarisht në zi kombëtare ku flamuri do të qëndrojë i ulur në gjysmështizë pas vdekjes të të madhit Ismail Kadare.

Gjeniu i letrave shqipe u nda dje nga jeta në moshën 88 vjeçare, ndërsa nuk munguan reagimet e shumta nga politikanët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri por edhe nga mediat e huaja të cilat e cilësuan Kadarenë si “një pishtar drite në errësirën që kishte kapluar shqiptarët”.

Vendimi për të shpallur dy ditë zie kombëtare u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Shkrimtari i madh do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore ndërsa homazhet do të mbahen në Teatrin e Operas dhe Baletit nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 11:30 deri në 12:30.

Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Shpalljen dite zie kombëtare te martën dhe të mërkurën, përkatësisht, në datat 2 dhe 3 korrik 2024, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar ne gjysmështize.

3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore te organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tirane, ditën e mërkure, date 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri ne orën 12:30.

4. Ne orën 13:00, date 3.7.2024, ne nderim te tij të ndërpritet do veprimtari dhe të mbahet një minute heshtje.

5 Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes se homazheve dhe ceremonialit shtetëror, te transmetoje muzike funebre.

6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili ne përbërje te ketë:

Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Brendshëm; Kryetarin e Bashkisë Tirane; Drejtorin e Protokollit te Shtetit; Drejtorin e Përgjithshëm te Policisë së Shtetit; Romandantin e Gardës së Republikës se Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare; Përfaqësues nga Kabineti i

Kryeministrit; Përfaqësues nga zyra e Shtypit te Kryeministrit.

7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që te krijoje dhe te drejtoje grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative te homazheve dhe te ceremonialit shtetëror.

8. Shpenzimet e varrimit, te homazheve dhe te ceremonialit tè përballohen nga Ministria e Ekonomise, Kultures d e Inovacionit.

Ky vendim hyn ne fugi menjehere dhe botohet ne “Fletoren zyrtare”.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, letërsia shqipe ra në zi pas lajmit për vdekjen e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare. Shkrimtari i madh, u gjet i pajetë nga familjarët brenda banesës së tij në Tiranë pasi kishte pësuar një arrest kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së mëvonshme të mjekëve, gjeniu i letrave shqipe, ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare duke lënë pas përjetësinë e veprave të tij. Versus.al

Poll