AKTUALITET /

Atentat në Tiranë, plagosen katër persona. Dy prej tyre të mitur (DETAJET)

Burime për Versus.al thonë se të plagosur kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje delikate në Spitalin Univeristar të Traumës.

Shkruar nga Versus

Atentat në Tiranë, plagosen katër persona. Dy prej tyre të

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër. Mësohet se personat e plagosur janë ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër..

Burime për Versus.al thonë se të plagosur kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje delikate në Spitalin Univeristar të Traumës. Dy prej të plagosurve janë të mitur.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: