AKTUALITET /

"Po presionon qytetarët", Basha kallëzon në SPAK ish-prokurorin Arjan Ndoja: U thotë të votojnë PD

Shkruar nga Versus
"Po presionon qytetarët", Basha kallëzon në SPAK
Lulzim Basha, Arjan Ndoja

Drejtuesi i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka kallëzuar në SPAK, ish-prokurorin Arjan Ndoja i cili kandidon për deputet në listën hapur të Partisë Demokratike në Durrës.

Basha e akuzon Ndojën për disa vepra penale mes të cilave edhe presioni ndaj qytetarëve që të votojnë për Partinë Demokratike dhe jo për partitë e tjera. Sipas tij, Ndoja u thotë votuesve emra të botës së krimit për t’i frikësuar duke u treguar se ka lidhje me ta.

Gjithashtu Basha pretendon se Ndoja po kryen korrupsion në zgjedhje me blerje votash për PD-në. Ky është denoncimi i parë i bërë në SPAK nga palët politike lidhur me krimet zgjedhore.

Arjan Ndoja kandidoi në primaret e PD për të zgjedhur kandidatët për deputetë. Pavarësisht të shkuarës së tij problematike, Ndoja është kandidat i demokratëve në Durrës.

Ish-prokurori ishte shënjestër e një atentati kriminal të ndodhur ndaj tij në zonën e Shkozetit në 2019-ën. Si pasojë e atentatit ndërroi jetë shoferi i tij 27 vjeçari Andi Maloku. Ndërsa u zbulua se në mjet ndodhej edhe Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut”, emër i njohur i botës së krimit në Durrës. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: