AKTUALITET /

“E hodha në shkurre”, hetuesit shkojnë te “Kështjella” për armën e Gjoshit! Çfarë ndodh nëse nuk e gjejnë

Nuk përjashtohet mundësia që vetë autori i krimit të kthehet në vendin ku thotë se e ka hedhur armën.

Shkruar nga Versus

“E hodha në shkurre”, hetuesit shkojnë te

Tiranë- Kur kanë kaluar 3 ditë nga ngjarja e ndodhur brenda lokalit “Kështjella” në Ndroq ku Julian Gjoshi ekzekutoi me 2 plumba ish-mikun e tij Alfred Dedja, ende nuk është gjetur arma e krimit.

Autori ditën kur u vetëdorëzua, deklaroi në polici se armën e kishte hedhur në një shkurre pranë lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërkohë që sot grupi hetimor është rikthyer në vendngjarje për të gjetur armën tip “pistoletë”.

Në ndihmë të hetuesve do të jenë edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë. Në rast se këto të fundit nuk e gjejnë armën e zjarrit, nuk përjashtohet mundësia që Julian Gjoshi të dërgohet në vendngjarje për të treguar saktësisht vendin se ku e ka hedhur armën.

Policia arriti të gjente vetëm makinën tip “Benz ML” të cilën autori e kishte braktsur në Shkëmbin e Kavajës pasi ishte arratisur nga vendi ku kreu krimin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: