Fier- Një 49 vjeçare me inicialet V.Xh është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar dhe dhunuar fizikisht avokatin e të birit.
Në njoftim bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së avokatit në Fier.
“Shtetasja V. Xh., banuese në fshatin Mbrostar Ura, është ndaluar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pasi ka kanosur dhe goditur në ambientet e zyrës avokatin A. K., 59 vjeç, banues në Fier”- thuhet në njoftim.
Avokati përfaqëson djalin e të arrestuarës i cili është në proces gjyqësor kundër prindërve të tij me të cilët kishte patur debate të ashpra. Versus.al







