AKTUALITET /

E preu në besë shoku/ Detaje të rënda nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali. I dha punë dhe e futi në shtëpi…

Pranon fajin por refuzon që të tregojë arsyet dhe rrethanat që e çuan në vrasjen e shokut të tij, biznesmenit shqiptar Artan Kaja, I cili njihej nga të gjithë me emrin Toni.

Shkruar nga Versus

E preu në besë shoku/ Detaje të rënda nga vrasja e

 

Pranon fajin por refuzon që të tregojë arsyet dhe rrethanat që e çuan në vrasjen e shokut të tij, biznesmenit shqiptar Artan Kaja, I cili njihej nga të gjithë me emrin Toni. Viktima ishte pronar i një kompanie në Lunata, por u vra me armë me plumb në kokë në datën 7 Janar të këtij viti.

Sipas medieve italiane, 52 vjeçari, Marjan Pepa  nuk ka folur as me avokaten e tij, për detajet e incidentit dhe motivet që e çuan që të ndërmerrte aktin e rëndë të vrasjes së mikut të tij. Burime tregojnë se viktima e ka punësuar Pepën kur ishte I papunë dhe I ka hapur dyert e shtëpisë së tij. Megjithatë motivet e kësaj vrasje mbeten ende mister.

Karabinierët nuk kanë gjetur as armën me të cilën Marjan Pepa ka vrarë Artan Kajën. Ndërkohë gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për shqiptarin.

Trupi I pajetë I shqiptarit do t’i nënstrohet autopsies të mërkurën, ndërsa deri atëherë motivi kryesor I policisë për këtë vrasje është motivi I xhelozisë dhe zilisë të Pepës ndaj Kajës, shkruajnë mediet italiane. /Versus.al/

Poll