AKTUALITET /

Horror në Lushnjë, 36-vjeçari abuzon seksualisht me vajzën e xhaxhait! 24-vjeçarja me aftësi ndryshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Barbullinjë të Lushnjës, ku policia ka arrestuar shtetasin Marjus Çela, 36 vjeç, i dyshuar për abuzim seksual me dhunë ndaj një vajze 24-vjeçare, me aftësi të kufizuara.

Shkruar nga Versus
Horror në Lushnjë, 36-vjeçari abuzon seksualisht me vajzën
Fotomontazh: Marjus Çela dhe komisariati i Fierit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Barbullinjë të Lushnjës, ku policia ka arrestuar shtetasin Marjus Çela, 36 vjeç, i dyshuar për abuzim seksual me dhunë ndaj një vajze 24-vjeçare, me aftësi të kufizuara.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lushnjës, ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë, ndërsa arrestimi u krye pas hetimeve intensive nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë. Çela dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në kundërshtim me vullnetin e viktimës.

Sidoqoftë, detajet tronditëse vijojnë.

Burime pranë JOQ Albania nga banorë të zonës që njohin palët e përfshira bëjnë me dije se vajza e abuzuar është kushërira e parë e Marjusit dhe njëkohësisht vajza e xhaxhait të tij. Sipas tyre, kjo e fundit ka aftësi të kufizuara dhe për shkak të kësaj nuk ka pasur mundësi të rezistojë apo të kundërshtojë sulmin seksual.

Pas përfundimit të hetimeve paraprake, Marjus Çela është arrestuar dhe aktualisht mbahet në burgun e Fierit. Po ashtu, testi i ADN-së ka konfirmuar lidhjen e tij me ngjarjen e rëndë. Një qytetar nga Lushnja që njoftoi median në fjalë shkroi se në fshatin Barbullinjë të Lushnjës ka ndodhur një ngjarje e rëndë dhe se Marjus Çela ka përdhunuar vajzën e xhaxhait të tij. 24-vjeçarja është me aftësi të kufizuara.  ADN-ja ka konfirmuar rastin dhe ai ndodhet në burgun e Fierit.” 

Ky rast ka tronditur jo vetëm familjen e viktimës, por edhe gjithë komunitetin lokal, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe mbrojtjen e personave me aftësi ndryshe, që shpeshherë janë më të prekshëm ndaj formave të dhunës dhe abuzimit. Versus.al

Poll