
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i një pallati.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.







