Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, një i moshuar me inicialet M.K, 75 vjeç, i cili ishte pacient në këtë spital është vetëhedhur nga kati i tretë dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M. K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./Versus.al







