Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme fillimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit”.
Punimet do të nisin të hënën më 13 tetor 2025 dhe do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente rrugore:
Vorë-Maminas,
Maminas-Sukth,
Sukth-Fllakë,
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.
Sipas ARRSH-së, kohëzgjatja e punimeve do të jetë 1–2 ditë për çdo segment, ndërsa për të shmangur trafikun, drejtuesve të automjeteve u rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës.
Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë–Durrës, ndërhyrja është planifikuar të vijojë edhe në drejtimin e kundërt Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe kohëzgjatje. Versus.al







