Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në zonën e 'Don Bosko' në Tiranë rreth orës 15:00 nga ku kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ata janë identifikuar si Kastriot Elezi, 45-vjeç dhe Ronaldo Metushi 22-vjeç.
Elezaj është plagosur në këmbë ndërsa Metushi ka marrë plagë në gjoks, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autori ende i paidentifikuar, mësohet se ka patur të vënë një kapelë në momentin që ka qëlluar të plagosurit.
Ai është larguar me makinë nga vendngjarja menjëherë pas plagosjes së dy personave.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./ Versus.al







